Report TV - Afera CEZ, ja email-i që implikon Shkëlzen Berishën

2017-03-16 0

Taulant Balla, kryetar i komisionit hetimor për privatizimin e CEZ ka publikuar sot dokumente që faktojnë lidhjen Shkëlzen Berishës dhe Nuel Kalajt me çekët e CEZ.

Në email-et midis drejtorit çek në Shqipëri, Josef Hejsek dhe n/drejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, flitet për takimin e tyre me Sali dhe Shkëlzen Berishën.

Në takim do të flitej për kërkesat e CEZ për qeverinë, debinë që duhej paguar në atë moment dhe rregullimet e çmimit të blerjes së energjisë nga kesh.