Çështja "CEZ", Bode: Ja faktet që vërtetojnë afera korruptive

2015-09-24 1

Partia Demokratike këmbëngul se për hetimin e cështjes CEZ, veprimi i parë që duhet ndëmrarrë është dorëheqja e kryetarit të kuvendit Ilir Meta. Nga selia e partisë demokratike ish Ministri i Financave Ridvan Bode ka folur me fakte të cilat sipas tij vërtetojnë aferen korruptive të CEZ ku përfshihet kryetari i kuvendit Ilir Meta.

Sipas Bodes ka një përpjekje e vazhdueshme për manipulimin e fakteve dhe të dhënave për këtë cështje.


Deklarata e plotë e ish ministrit të Financave, Ridvan Bode

Prej disa ditësh, të zënë me presh në duar nga avokatët e vetë qeverisë dhe institucioneve ndërkombëtare, segmente të mazhorancës dhe persona në hetim, me dëshpërim po përpiqen të manipulojnë opinionin publik lidhur me thelbin e këtij hetimi dhe se çfare ka ndodhur në të vërtetë.
Për të sqaruar opinionin publik dhe për të denoncuar këto përpjekje të dëshperuara të të implikuarve në këtë çështje, po paraqes faktet dhe dokumentet e mëposhtme;

1. Siç është thënë shumë herë, kontrata e privatizimit të CEZ ka qënë e shoqëruar me një garanci bankare të Bankës Botërore prej 60 milionë Euro, e cila mund të tërhiqej nga CEZ në rastet kur ERE nuk kishte marrë vendim në përputhje me kontratën lidhur me borxhin e keq sipas studimit qe do të bënte Deloitte, kompania ndërkombëtare e zgjedhur nga të dy palët.

2. ERE në vitin 2011, pas publikimit të raportit nga Deloitte, vendosi çmimin 2.8 lekë duke mos e marrë në konsideratë raportin e Deloitte për nivelin prej 16.85% të borxhit të keq. Pra faturave të papaguara të energjisë elektrike.

3. Kjo solli kërkesën e CEZ drejtuar Bankes Boterore dhe Qeverise Shqiptare, per te sekuestruar garancine prej 60 milionë euro në datën 25 nëntor 2011.

4. Banka Botërore, në rolin e arbitrit dhe garantuesit të marrëveshjes, pas vlerësimeve të saj teknike, njoftoi institucionet shqiptare dhe CEZ, me letrën e saj të datës 14 Dhjetor 2011, ku qeveritarët e akuzuar nuk janë të interesuar ta nxjerrin. Në këtë letër Banka Botërore shkruan se;
a) Qeveria shqiptare për shkak të vendimit të mësipërm të ERE-s rrezikonte humbjen e 60 milionë eurove.
b) Ajo mbështeste qeverinë për te gjetur një zgjidhje të drejte dhe të qëndrueshme dhe se për të arritur këtë, ERE duhej të miratonte nivelin e borxhit të keq 16.85% dhe të reflektontë këtë gjë në tarifat perkatese.
c) Kjo zgjidhje konsiderohej nga Banka Boterore si ne perputhje me praktikat me te mira dhe ne perputhje me interpretimin e saj per deklaraten rregullatore për borxhin e keq.
d) Nese behej kjo, kerkesa e CEZ per te ekuestruar garancine bankare te mbajtur prej saj, nuk do te ekzekutohej.

Nderkaq, siç pretendohet se ishte ulur çmimi, CEZ kishte rrezuar me vendim gjykate vendimin e ERE per çmimin perj 2.8 lekesh qe lidhej me llogaritjen e borxhit te keq ne nivelin 14 % ( jo 16.85 siç thotë audituesi ndërkombëtar Deloitte) dhe per kete arsye nuk paguante prej muajsh energjine qe merrte nga KESH, duke e çuar në vështirësi financiare.

Letra që përfli...