Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni hetimor për privatizimin e OSHEE tek CEZ administroi llogaritë e shtetasit Nuel Kalaj, i njohur nga ky komision si sekseri i marrëveshjes së shitjes. Kryetari i komisionit Taulant Balla kërkoi nga policia që të sjellë me forcë dëshmitarin Kalaj.
Komisioni hetimor i për privatizimin e OSHEE tek CEZ ka administruar provat për atë që është njohur si sekseri i marrëveshejes, Nuel Kalaj. Komisioni i drejtuar nga deputeti Taualant Balla ka administruar llogaritë bankare të këtij shtetasi i cili ka marrë nga CEZ transferta bankare mbi 7 mln euro të cilat më pas janë tërhequr pak ditë para zgjedhjeve të qershorit 2009 sipas dokumentit të ofruar nga vetë banka e nivelit të dytë ku ndodhen llogaritë e tij. Kryetari i komisoinit Taulant Balla ka kërkuar policia të sjejllë me forcë për të dëshmuar Nuel Kalaj.
Balla: Do të insistojmë që ky person të vijë të dëshmojë domosdoshmërisht. Ndërkohë të vazhdojë të mbledhim informacion paraprak nga banka sesi janë tërhequr këto shumë parash.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/balla-sekseri-i-cez-te-sillet-me-force-mori-7-mln-euro/