Nis hipotekimi i apartamenteve - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është hapur drita jeshile për banorët e kryeqytetit, që duan të hipotekojnë apartamentet e tyre. Çdo qytetar që ende nuk ka hipotekën e banesës, por që pallati nuk ka devijim nga leja e ndërtimit, duhet të paraqitet në bashki, për të plotësuar fillimisht një formular, në të cilin kërkohen këto të dhëna:a) Karte identiteti (kopje e nënshkruar)b) Nje relacion përshkrues mbi situatën e objektitc) Kopje te kontratës se shtëpisëd) (Kopje te vendimeve gjyqësore ndërmjet banorit dhe paleve te tjera, nëse ka)e) Prokure (ne rastet e aplikimeve nga përfaqësues te banoreve)Pas plotësimit të formularit, Bashkia e Tiranës ka për detyre te verifikojë te dhënat e objektit, si dhe kushtet e lejes së ndërtimit, duke i kthyer përgjigje banorit brenda 45 ditësh. Pas kësaj faze, banori kryen një aplikim më tërësor online për rishikim të kushteve të lejes së ndërtimit. Më tej është një formular i dytë, ku qytetari aplikon si përfitues i vendimit të Këshillit Bashkiak.Pasi ezaurohen të gjitha hapat e mësipërm, banori aplikon sërish online për pajisjen me Certifikatë përdorimi të objektit sipas projektit të rishikuar. Dokumentacioni i nevojshëm per kryerjen e aplikimit është:a) Karta e identitetitb) Dokumentacioni plotësues i vene ne dispozicion nga Bashkia Tiranec) Vendimi per rishikimin e kushteve te lejes se ndërtimit.Pas këtyre hapave, objekti regjistrohet në zyrën e regjistrimit të pasurive të patundshme. Ajo që vlen të theksohet është fakti se të vetmit që nuk përfitojnë nga kjo nisëm e bashkisë janë ato objekte, pallate ku ndërtuesi nuk ka respektuar sipërfaqen e lejes së ndërtimit si dhe vëllimin e saj. Çdo rast tjetër është objekt përfitimi.