https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nisi sot paradite prishja e kompleksit "Jon" në Ujin e Ftohtë, në Vlorë, me shembjen e pjesëve të rrethimit të saj. Ardhja e fadromave dhe mjeteve të rënda të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar pason vendimin e qeverisë për shpronësimin e banorëve të këtij kompleksi si dhe një letër të bashkisë së Vlorës, që kërkon prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet. Banorët që kanë blerë shtëpi në këtë kompleks kanë nisur tërheqjen e orendive të ndryshme nga banesat, ndërkohë godina duhet të lirohet e gjitha brenda 5 ditësh për shkak se ajo do të shembet e gjitha. Banorët që kanë blerë prona në këtë kompleks nuk kanë bërë rezistencë gjatë ditës së sotme, ndërsa INUK po vijon punën për të bërë gati shembjen e plotë të godinës shumëkatëshe. Një ditë më parë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, paditi penalisht disa institucione shtetërore që kishin lejuar ndërtimin dhe legalizimin e këtij objekti në mënyrë të jashtëligjshme. Ndërkohë që në mbrëmje qeveria njoftoi se pronarët e këtij kompleksi do të kompensohen me vlerën e plotë që kanë shpenzuar për banesat, ndërsa afati i përfundimit të shpronësimit është data 28 dhjetor i këtij viti. Ndërkohë, posedues objektesh të ndërtuara përgjatë vijës bregdetare të Orikumit kanë protestuar paraditen e sotme përpara bashkisë së Orikumit pas vendimit të INUK për fillimin e aksionit për prishjen e objekteve të tyre nga Radhima në drejtim të Llogarasë. Ata kanë kërkuar të takohen me kryetarin e bashkisë, për të kërkuar prej tij një plan konkret për zonën dhe për t'u njohur edhe ata me projektin që prek pronat e tyre. Ata kanë kërkuar gjithashtu dëmshpërblim për objektet e prishura, për të cilat një pjesë thonë se disponojnë dokumentacion të rregullt ligjor.