KQZ shqyrton “dekriminalizimin”, mandatet e deputetëve në pikëpyetje - News, Lajme - Vizion Plus

2017-02-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fati i mandatit te deputeteve Dashamir Tahiri e Shkëlqim Selami si dhe i kryebashkiakut te Kavajës Elvis Rroshi, do te vendoset te enjten. KQZ ka vendosur te marre 48 ore kohe deri ne dhënien e vendimit per ndërprerjen ose jo te mandatit te tyre. Duke qene se ky eshte rasti i pare i zbatimit te ligjit te dekriminalizimit, debatet ne mbledhje jane fokusuar kryesisht mbi procedurën qe duhet ndjekur. Pas dëgjimit te avokateve mbrojtës te 3 te zgjedhurve, me 4 vota pro u vendos t?i kërkohej Prokurorisë material shtese edhe pse përfaqësuesit e zgjedhur nga opozita ne KQZ ishin kundër. Pak dite me pare, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se pas verifikimeve te kryera deputetet Dashamir Tahiri e Shkëlqim Selami dhe kryetari i bashkisë Elvis Rroshi nuk mund te ushtrojnë detyrat e dyte pasi preken nga ligji i dekriminalizimit. Pas konkluzioneve te organit te akuzës, i takon komisionit qendror te zgjedhjeve te ndërpresë mandatin e deputeteve dhe t?i kërkoje kryeministrit shkarkimin e kryebashkiakut te Kavajës.

Free Traffic Exchange