Për festat e fundvitit shqiptarët do të konsumojnë më pak për mish, por më shumë për peshk, pije e veshje. Report TV ka analizuar të dhënat zyrtare të importeve në nëntor të këtij viti, të cilat reflektojnë në masë të madhe edhe kërkesën e tregut.
Në nëntor të këtij viti, totali i importeve të kafshëve të gjalla ka qenë 2.7 miliardë lekë, me një rënie prej 15% krahasuar më një vit më parë, kur ky zë arrinte 3,2 miliardë lekë.