A1 Report - Basha tek rruga "Qemal Butka: Ne shumë punë e pak zhurmë

2015-08-21 4

TIRANË - Me një investim prej 69 milionë lekësh nga Bashkia e Tiranës, ka përfunduar rikonstuksioni i rrugës "Qemal Butka" në kryeqytet, një rrugë e cila prej vitesh ishte jashtë çdo standardi. Kryebashkiaku Lulzim Basha tha sot se, investimet e Bashkisë do të vijojnë edhe me ndërtimin e rrugëve të tjera të kryeqyetit.

Investimi është bërë në rrunë "Qemal Butka" dhe katër segmenteve lidhëse në zonën e Selitës të njësisë bashkiake Nr. 5. Sipas kreut të Bashkisë, Lulzim Basha, më në fund banorët e kësaj zone do i shpëtojnë baltës dhe pluhurit që shkaktonte prej vitesh rruga e prishur. Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, gjatë përurimit të rrugës së re, premtoi se angazhimet e Bashkisë së Tiranës do vijojnë dhe më tej.

"Do të doja të shprehja si kryetar i Bashkisë përkushtimin tim për të vazhduar me punët e mëdha që na presin akoma në këtë qytet, për të përmirësuar jetën e banorëve të qytetit, cilësinë e jetës së tyre, në çdo cep, në qendër apo në periferi dhe për ta bërë këtë jo me moton-:Shumë zhurmë e pak punë" por me moton -:"Shumë punë e pak zhurmë", theksoi Basha gjatë fjalës së tij.

Bashkia e Tiranës ka bërë rindërtimin e rrugës "Qemal Butka" dhe të gjitha rrugëve të brendshme që lidhen me këtë rruge, si rrugët: "Tafil Agai", "Dhimitër Pasko", "Gjerasim Qiriazi" dhe "Jaho Gjoliku". Ky bllok banimi së bashku me rrugën "Ilia Dilo Sheperi" ka hequr përfundimisht baltën nga kjo zonë e shumëpopulluar.