Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN;
Te ftuar:Artur Zheji, Dashamir Shehi, Luan Hajdaraga, Ylli Gurra, Arjan Curri
Kronike e plote: http://tvklan.al/opinion-kush-e-vrau-ambasadorin-rus/
Gazetari Artur Zheji, në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, Andrey Karlov, ka theksuar në emisionin Opinion në TV Klan, se është një vrasje që mban në vetvete shumë enigma. Zheji bëri me dije se atentatori nuk duhej eliminuar nga policia turke, pasi ai ishte burimi i vetëm, se kush qëndronte pas kësaj vrasje. Sipas tij, vrasësi kishte vetëm dy karikatorë dhe nuk mund të kishte rrezik se mund të vriste njerëz të tjerë. Eliminimi i tij, humbi shanset, për të zbuluar se çfarë fshihet pas atij sulmi.
Pyetja: A duhej vrarë vrasësi 22-vjeçar i ambasadorit Karlov? Zheji u përgjigj se kjo është një paaftësi e gjithë forcave të policisë turke. Sepse ai ishte burimi i vetëm i informacionit. Ai tha se në kohën kur ndodhi ngjarja në Ankara, ishte në redaksinë e portalit 360gradë.al, ndërsa po ndiqte ngjarjen e vrasjes, hap pas hapi. Zheji theksoi se gjithë kancelaritë botërore po prisnin reagimin e Vladimir Putinit. Sipas tij, ata ishin të interesuar për të parë interpretimin e liderit rus. ?Në lidhje me ngjarjen, ekzistonin disa pista. E para, ishte shërbimet sekrete të Erdoganit. E dyta, ishin shërbimet sekrete të NATO-s. Për të hedhur në erë marrëdhënien e re ruso-turke. Këto pista kanë qarkulluar nga agjensi shumë prestigjioze. E treta, ishte kjo që thuhej se Putin i duhej si alibi për të gjetur një fajtor ndërkombëtar dhe për të krijuar një acarim më të madh, në Kiev në Krime për të dhënë një panoramë të re të eskalimit të pushtetit të tij politik, sidomos ndaj NATO-s?.
Dashamir Shehi ka thënë, në studion e Opinion, se në të gjithë botën arabe mbizotëron një frymë anti-Ruse dhe kjo si rezultat i situatës të krijuar në Siri. Sipas Shehit, Rusia si shtet mban një ngarkesë të madhe për këto lloj situatash. ?Duke filluar nga Afganistani, duke vazhduar në Çeçeni, kjo nuk është një gjë e re e krijuar thjesht nga Aleppo, kjo vlen për popullin që nuk është marr me këtë punë, se po ta shohësh konflikti mes Rusis dhe botës islame është më i vjetër. Këtu po jetojmë një situatë shumë më të vështirë, kjo është më keq se lufta e ftohtë. Kjo është një luftë që ka dalë jashtë kontrollit?, është shprehur Shehi.
Luan Hajdaraga, në studion e Opinion, ka theksuar se si ka mundësi që vrasësi i ambasadorit rus, ka hyrë i pa regjistruar në një galeri arti në Ankara, por vetëm me një dokument policie. Sipas tij, kjo është e pamundur dhe një ngjarje e tillë tregon se forcat e sigurisë turke kanë qenë të pavëmendshme. Hajdaraga, bëri me dije, se me Konventën e Vjenës, shteti pritës, garanton sigurinë e trupit diplomatik. ?Mënyra se si vrasësi ka hyrë në galeri, tregohet se nuk janë respektuar rregullat. Ai ka hyrë vetëm me një shenjë treguese, që tregonte se është pjesë e policisë. Por që nuk ka pasur legjitimim për të ...