Opinion - Kush eshte "Besa" ne Maqedoni; Tragjedia e Aleppo-s! (14 dhjetor 2016)

2016-12-18 4

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Te ftuar: Bilal Kasemi, Luan Hajdaraga, Avenir Peka

kronike e zgjeruar: http://tvklan.al/opinion-kush-eshte-besa-ne-maqedoni-tragjedia-e-aleppo-s/

Emisioni ?Opinion? në TV Klan, ka të ftuar mbrëmjen e sotme, Bilal Kasami, kreu e partisë ?BESA? në Maqedoni. Kasami theksoi se BDI i ka thyer shpresat për shqiptarët, pavarësisht faktit, se ai ka qenë pjesë aktive e zhvillimeve përgjatë periudhës 2001 deri në 2008.

Ndër të tjera, ai bëri me dije se shqiptarët e Maqedonisë edhe pse në aspektin formal dhe juridik, si rezultat i luftës së 2001, arritën në disa avancimeve të pozitave të tyre fatkeqësisht nga dështimi i politikanëve, të cilët morën përsipër që të implementojnë marrëveshjen e Ohrit dhe frymën e kësaj marrëveshje, shqiptarët e Maqedonisë realisht sot jetojnë në një situatë shumë më të vështirë se të para vitit 2001. ?Si rezultat i dështuar i këti subjekti politik, pas 2001, VRMO DPMNE mori guxim t?u imponojë shqiptarëve një stemë, e cila ishte një stemë bullgare, apo një stemë partiake e VRMO dhe mori guxim që i gjithë Shkupi, të rezlizojë një kopsht të statujave me heronj maqedonas, heronjt të cilët edhe nuk e dimë për kontributin e tyre. Por nëse krahasojmë përmasat e skulpturave të heronjve tanë kombëtarë me ata të tyre, e mbi të gjitha, heronjt shqiptar janë realizuar nga financat e vetë shqiptarëve dhe jo si rezultat e fenincave apo kontributeve të shtetit maqedonas. Ndërsa nga ana tjetër, skulptura të papërfillshëme të heronjve maqedonas, janë vendosur në sheshet e shkupti dhe mbi të gjitha janë harxuar rreth 1 miliard euro buxhet dhe financa edhe të shqiptarëve është një nënçmim i shqiptarëve të Maqedonisë?.

Kreu i partisë ?BESA? në Maqedoni, Bilal Kasami, ka theksuar se shqiptarët asnjëherë nuk patën një subjekt politik që t?i mbrojë ata, në aspektin e të drejtave të tyre kombëtare dhe ekonomike. Kasami tha se biznesmenët shqiptar në Maqedoni diskriminohen në dy fronte, diskriminohen nga funksionar të kësaj partie në pushtet, në anën tjetër, diskriminohen edhe nga institucionet e këtij shteti. Ai, bëri me dije, se këta biznesmenë, këta shqiptarë e kanë të pamundur të zhvillojnë aktivitetin e tyre.

Blendi Fevziu: A ka nga ju maqedonasit, z.Kasami që të krijohen dy sfera me njëra-tjetrën, që do të thotë, se shqiptarët të dominojnë dhe të administrojnë zonën e tyre dhe maqedonasit zonën e tyre? Pra a kemi dy Maqedoni, brenda kësaj Maqedonie?
Kasami: Ka dy tendenca që po zhvillohen paralel në Maqedoni, që të ndahet Maqedonia në linja etnike dhe tendenca tjetër është që Maqedonia të jetë një shtet qytetar, që të jetë në nivelin e çdo qytetari, kjo ndarje në linja etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve, fatkeqësisht ka ndodhur përgjatë këtyre 10 viteve të fundit, kur në qeveri ka qenë partia nacionaliste maqedonase VMRO DPMNE dhe BDI e cila ishte në shërbim të kësaj partie.
Blendi Fevziu: Z.Kasami ju keni marrë 5 deputetë deri tani dhe pr...