Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gentjan Beqiri, 35 vjeç u ekzekutua në krevat me pistoletë me silenciator mëngjesin e 15 gushtit 2012.
Zyrtarisht banesa ku jetonte Beqiri duhej të ishte e mbrojtur nga dy policë, të cilët nuk duhej të lejonin që Gentian Beqiri të largohej nga banesa pasi ishte në masën e sigurisë ?Arrest shtëpie?.
Por ekzekutorët kishin arritur të futeshin në pallat, më pas në apartament dhe të ekzekutonin në krevat objektivin e tyre, Gentjan Beqiri, i njohur dhe si Ardian Meta.
Autorët, mendohet kanë qenë 2, i ka rënë derës së banesës, të cilën e ka hapur i babai i moshuar i viktimës, Nezir Beqiri.
Viktima kishte marrë disa plumba në kokë dhe në trup.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/histori-vrasja-ne-krevat-e-gentjan-beqirit-dhe-e-babait-te-tij-me-15-gusht-2012/