Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga vrasaj e bankerit Artan Santo do të dalin edhe peshqit e mëdhenj. Kështu deklaroi gazetari Bledi Koka në studion e 360 Gradë në Ora News. Sipas tij kjo është edhe arsyeja se përse u rikthyer kjo çështje në Kuvend.
Bledi Koka: Është rihapur sepse krijimi i taskforcës kërkon kapjen e peshqve të mëdhenj dhe peshqit e mëdhenj do të dalin edhe nga çështja e Artan Sanots. Unë mund të them një gjë, që për këtë cështje vërtet policia dështoi në pjesën e parandalimit ama nuk ka dështuar në pjesën e identifikimit të personave. Në informacionin që kemi personat përkatës janë arrestuar dhe janë faktuar po të doni që me shumë gjasë dhe nga skema që përdor policia për identifikimin e tyre e verifikonin që autorët ishin personat e arrestuar që më pas janë liruar. Një gjë që nuk ikën kollaj nga trupi i njeriut është baruti i armës. Edhe pas një muaji nëse bën analizat tek një person që gjuan me armë shenjat e barutet mbeten.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/360-grade-koka-vrasja-e-sanots-ka-peshqit-e-medhenj-brenda