Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja është vënë sërish në qendër të akuzave nga Partia Demokratike, për favorizim në tenderin e barnave.
Demokratët publikuan disa dokumente, që sipas tyre, faktojnë se Beqaj ka ndërhyrë në tender duke ndryshuar kriteret dhe duke lejuar futjen e barnave të pacertifikuara në vend, për të favorizuar kompaninë e një mikut të tij.
Ina Zhupa, zëdhënëse e PD-së: Ilir Beqaj, ka ndërhyrë në tender, ka ndryshuar kriteret, dhe ka lejuar futjen e barnave të pacertifikuara. Ka vetëm një rast kur Ministri i Shëndetësisë mund të fusë në vend barna të pacertifikuara, vetëm kur vendi përballet me situata emergjente.Po cila ishte situata emergjente. Ua themi ne. Emergjenca e Ilir Beqës për të vjedhur.Në vitin 2014 me një udhëzim, Beqaj i ka hapur rrugën e abuzimeve me miliarda lekë duke i dhënë mundësinë klientit të tij, ?Delta Farma?, të futet në tregun e ilaceve, me barna që mund të dëmtojnë rëndë shëndetin e qytetarëve.
Opozita thotë se kjo është një aferë kriminale dhe se Ministri Beqaj ka shkelur ligjin ?Për barnat dhe shërbimin farmaceutik? që përcakton se: ?Barnat që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë duhet të jenë të regjistruara.?
Për këtë rast Partia Demokratike do të depozitojë të hënën një tjetër kallëzim në Prokurori ndaj Ministrit të Shëndetësisë. Ndaj ministrin e Shëndetësisë opozita ka bërë kallëzim në prokurori edhe për tenderin e Check Up ?it./ TV KLAN