Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aktorët e turizmit këkrojnë nga shteti zhvillimin e politikave në këtë industri konform kërkesave që vijnë nga gudiat turistike. Sipas tyre prioritet mbeten kualifikimet në shkollat profesionale në përputhje me nevojat e tregut.
Zbatimi i ligjit të turizmit në vend çalon dhe problematikat u shprehën nga aktorët e kësaj industrie në konferencën e 3 kombëtare të guidave turistike.
Sipas shoqatës së këtyre operatorëve, shteti shqiptar nuk ka zhvilluar politika në qasje me kërkesat e tregut ku çalon certifikimi i guidave turistike dhe rritja e kualifikimeve sipas kërkesave që vijnë nga tregu i punës. Aktorët e kësaj industrie kërkuan nga ministritë e linjës ti japin turizmit rëndësinë që kërkon.
Martin Mato, Kryetari i shoqatës NATGA: Janari ikën shumë shpejt, shkurti fillon me disa festa dhe në mars gjysma e kolegëve janë në punë dhe dalin pa dokumenta. Kur vjen ana për anën financiare të tregjeve të pagesave për guidat ja kërkon për tër vitin dhe ky është një mesazh që duhet thënë qartë. Nëse ne do të duhet të promovojmë turizmi, duhet të jemi koshientë qe akoma është e mbyllur.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ligji-i-turizmit-shoqata-te-certifikohen-sa-me-pare-guidat-turistike/