stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Pas transmetimit ne ?Stop? te problematikes se kikirikeve kineze me permbajtje te larte aflatoksine, ka reaguar AKU-ja. Punonjes te saj kane bllokuar te gjithe kete lloj kikiriku nga magazinat e tregut ushqimor, ku filmoi ?Stop? dhe kane vijuar gjurmueshmerine e produktit, nga pikat doganore hyrese e deri ne treg. Kikiriku eshte cuar edhe ne institutin veterinar per analiza.Por ?Stop? sjell sot menyren, sesi shiten pulat e vezeve, pasi kane mbaruar ciklin e prodhimit. Asnje certifikate shoqeruese per pastertine e shpendeve, qe eshte ne fakt detyrim ligjor...
I riu 23 ? vjeçar Amarildo Rushani është invalid. Ai i është drejtuar emisionit investigativ ?STOP?, për të treguar historinë e një mashtrimi me fatkeqësinë e tij. Vladimir Cuka është prezantuar si President i Dhomës së Tregtisë Shqipëri ? Serbi, duke i marrë 7 mijë euro në këmbim të një medikamenti që gjendej në Serbi, që do ta ngrinte në këmbë Amarildon. Por familjarët e tij tregojnë se, nga ai moment, Vladimir Cuka u zhduk. Nga një kërkim i ?STOP? rezulton se Cuka ka qenë vërtet i lidhur me Dhomën e Tregtisë Shqipëri ? Serbi, por në Ambasadën e Beogradit në Tiranë, sot të thonë se nuk e njohin këtë person. Të njëjtën përgjigje japin edhe në Dhomën e Tregtisë Shqipëri ? Serbi.
Gazetari: Përshëndetje Amarildo, sa vjeç jeni dhe pse i jeni drejtuar emisionit ?STOP??
Amarildo Rushani: Jam 23- vjeç dhe i jam drejtuar emisionit ?STOP? pasi një person, i cili quhet Vladimir Cuka më ka marrë 7 mijë euro. Mu afrua duke pirë kafe në lokal dhe më tha se për këtë sëmundje që ke ti, unë të shëroj në Serbi. Fola me familjen për këtë problem dhe i thashë më duhen 7 mijë euro që të shërohem. Mami shkoi dhe mori kredi në bankë, që unë të shërohesha dhe më pas vajta tek noterja dhe bëra një kontratë deri në datën 30 Tetor. Vladimir Cuka duhet të më çonte në Serbi, por nuk më çoi gjatë kësaj kohe. E kam marrë në telefon, por nuk më përgjigjet, më mashtroi. Vladimir Cuka hiqej si President i Dhomës së Tregtisë Shqipëri ? Serbi dhe me këtë më ka mashtruar. I bëj thirrje shtetit të më ndihmojë, pasi jam në Tiranë në mes të rrugës dhe nuk kam as shtëpi asnjë gjë.
Nëna e Amarildo tregon për ?STOP?, sesi u takua djali i saj me Vladimir Cukën.
Erveshe Rushani: ?Djali më merr në telefon dhe më tha; mami më duhen disa lekë pasi më ka dalë ilaçi i sëmundjes time. E pyeta djalin si u njohe dhe ai më thotë për emrin e Vladimir Cukës. Ai i kishte kërkuar 7 mijë euro për të shëruar sëmundjen. Erdhi në shtëpi dhe u prezantua si Presidentit i Dhomës Serbi ? Shqipëri. Na tha se ka një mik në Serbi, i cili do shëronte sëmundjen e djalit. Na kërkoi 7 mijë euro, pasi nëna bën çdo gjë për fëmijën. Më pas na i preu lidhjet, djalit i bëri bllok mua ma fiku telefonin. Kjo gjë na ka shkatërruar, mbyllja e telefonit. Jam shumë e lodhur nga jeta, me dy invalidë, vajzën e kam të divorcuar. Mua që 37 -v...