Bruksel, diskutohet rekomandimi i KE për negociatat - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-18 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian ranë dakord me rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ne tekstin e miratuar pas takimit te kryediplomateve te 28 vendeve i lihet ne dore Komisionit Europian t?i drejtohet anëtareve te unionit ne çdo moment qe Shqipëria shënon arritje te prekshme ne zbatimin e reformës ne drejtësi. Gjithashtu, ne dokumentin e siguruar nga Zeri i Amerikës, kërkohet qe vendi yne te ece përpara me përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe.?Këshilli vëren pozitivisht rekomandimin e Komisionit për të hapur bisedimet e anëtarësimit më Shqipërinë, në varësi të një përparimi të besueshëm dhe të prekshëm në zbatimin e Reformës në Drejtësi, në veçanti të vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Këshilli fton Komisionin të raportojë mbi Shqipërinë, përveç paketës së zgjerimit, dhe të rimarre në shqyrtim Shqipërinë kur të jetë kryer progresi i mjaftueshëm. Duke rikujtuar përfundimet e mëparshme të Këshillit, përfshirë ato të Dhjetorit 2015, Këshilli thekson se zbatimi i qëndrueshëm, i gjithanshëm dhe gjithëpërfshirës i të 5 prioriteteve kyçe duhet të garantohet përpara hapjes së negociatave.?Me heret edhe ministri i jashtëm i Sllovakisë, vendit qe ka presidencën e radhës te BE-se, Miroslav lajcak, kishte paralajmëruar se nuk ishte rene dakord per nje date, por negociatat me Shqipërinë do te hapen atëherë kur te konstatohet se jane plotësuar kushtet.Miroslav Lajçak: Shqiptaret nuk kane arsye te zhgënjehen. Ne ne fillim te presidencës e kishin dëshire dhe jo qellim hapjen e negociatave, sepse do te kishim shume te panjohura përpara, por është shume e rëndësishme qe Shqipëria ka plotësuar shumicën e prioriteteve, siç është legjislacioni thelbësor per drejtësinë dhe per sundimin e ligjit. Tani ne duhet te shohim zbatimin. Megjithatë, nuk kemi pse te presim progres raportin e vitit 2018. Komisioni ka angazhim t?u referohet proceseve ne Shqipëri sapo te vërehet progres.?Ne kete mënyre, edhe Këshilli Europian, i cili mblidhet ne 15 dhjetor, pritet te mos dale me nje date per hapjen e negociatave me Shqipërinë.