Report TV - DJ dhe menaxherë, kokainë në lokalet e Bllokut, 11 në pranga

2016-12-11 0

Tiranë-Policia e kryeqytetit pas operacionit në disa lokale të ndryshme në Bllok, ka arrestuar 11 persona, njëri është proceduar në gjendje të lirë, 29 persona janë shoqëruar, ndërsa janë sekuestruar 5 gramë kokainë, 3 gramë kanabis, 20 aparate telefonike, 2 kanaçe inoksi për ngrohjen e lëndës narkotike dhe 4 tuba plastikë.

Të arrestuarit e akuzuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe përshtatjen e kushteve në lokalet e natës në operacionin "Chaos Party" janë; 4 menaxherë lokali, një DJ, një kamarier, 3 shpërndarës dhe 2 përdorues.

Sipas policisë, në këto lokale menaxherët krijonin kushtet e nevojshme për klientët e tyre që të konsumonin lëndë të dyshuara narkotike, lëndë të cilat shpërndaheshin nga DJ, stafi ose shpërndarës që hiqeshin si klient të këtyre lokaleve.

Free Traffic Exchange