A1 Report - "Bush2" kokainë dhe marjuanë në Itali, 13 shqiptarë në pranga

2015-08-21 4

ASKOLI - Operacioni i koduar "Bush 2" nga policia italiane ka mundur arrestimin e 13 anëtarëve shqiptar të një bande të trafikut të drogës të cilët operonin në qytetin e Askolit në Itali. Sipas policisë italine hetimet për bandën e shqiptarëve kanë nisur në vitin 2012, ndërsa pas 6 muajve survejim është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i tyre.

Në cilësinë e provave materiale blutë e Askolit kanë sekuestruar 250 gr kokainë dhe 16 kg marjuanë, të cilat ishin përgatitur për tu hedhur në treg.

Dy prej 13 anëtarëve të arrestuar, kanë tentuar të arratisen drejt shqipërisë nëpërmjet portit të Barit dhe aeroportiti Fiumicino në Romë, bëjnë me dije hetuesit italianë. Po sipas tyre, dyshohet se dy shqiptarët që tentuan ti shmangen arrestimit janë dhe kaport e kësaj organizate kriminale.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shqiptarët e arrestuar i përkasin grup moshës 22 deri në 36 vjeç dhe asnjë prej tyre nuk punonte në Itali, paçka se nuk ju mungonin të ardhurat.

Një material i detajuar me të dhëna nga përgjimet dhe survejmi i 13 shqiptarëve është përcjell nga blutë e Ascolit për homologët shqiptar, pasi dyshohet se anëtarët e kësaj bande të ardhurat nga shitja e drogës i investonin në Shqipëri.