Report TV - DJ dhe menaxherë, kokainë në lokalet e Bllokut, 11 në pranga

2016-12-11 1

Tiranë-Policia e kryeqytetit pas operacionit në disa lokale të ndryshme në Bllok një prej të cilëve 'Folie', ka arrestuar 11 persona, njëri është proceduar në gjendje të lirë, 29 persona janë shoqëruar, ndërsa janë sekuestruar 5 gramë kokainë, 3 gramë kanabis, 20 aparate telefonike, 2 kanaçe inoksi për ngrohjen e lëndës narkotike dhe 4 tuba plastikë.

Të arrestuarit e akuzuar për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe përshtatjen e kushteve në lokalet e natës në operacionin "Chaos Party" janë; 4 menaxherë lokali, një DJ, një kamarier, 3 shpërndarës dhe 2 përdorues.

Sipas policisë, në këto lokale menaxherët krijonin kushtet e nevojshme për klientët e tyre që të konsumonin lëndë të dyshuara narkotike, lëndë të cilat shpërndaheshin nga DJ, stafi ose shpërndarës që hiqeshin si klient të këtyre lokaleve.

Free Traffic Exchange