Kryeministri Edi Rama thekson domosdoshmërinë e ndërhyrjes në zonën e Zogut të Zi, dhe në sheshin ?Shqiponja?, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në këto dy nyje të rëndësishme të Tiranës.
Gjatë inspektimit që zhvilloi sot në kantierin e ndërtimit në mbikalimin e kryqëzimit të Rrugës së Kavajës me Unazën e Re, shefi i qeverisë solli sërish në vëmendje prishjen e mbikalimit tek Zogu i Zi, duke theksuar se nëse ajo vepër nuk do ishte penguar, sot situata do të ishte ndryshe.
Pa dhënë detaje të tjera rreth ekzistencës së planeve konkrete për këto ndërhyrje, kryeministri tha se me siguri do të gjendet një zgjidhje për ?Zogun e Zi?,dhe për sheshin ?Shqiponja?.