VLORE- Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike për Petraq Bejën, shoferin e aksidentit që ndodhi në afërsi të ?Ujit të Ftohtë?, ku humbi jetën 17-vjeçari Kristo Panajoti. Por më herët, prokuroria kërkoi ?Arrest me burg? për shoferin Beja.
Seanca u zhvillua në ambjentet e spitalit ku gjendet i shtruar aktualisht Beja. Ndërkohë mësohet se 21- vjeçari ka deklaruar se po lëvizte me shpejtësi normale dhe se nuk e ka parë gropën.
"Po lëvizja me shpejtësi normale, dhe nuk e kam devijuar rrugën pasi nuk e kam parë fare gropën", u shpreh Beja.
Arrest me burg është kërkuar nga prokurori i çështjes Laurent Fuçia, për Ilirian Tahmazin, me detyrë përgjegjës i sigurimit teknik dhe Tomorr Cenën, me detyrë inxhinier zbatues i projektit.