Report TV - Dita e Çlirimit, politika homazhe tek Nëna Shqipëri

2016-11-29 0

Me rastin e Ditës së Çlirimit përfaqsues të shtetit e të politikës kryen homazhe në nderim të të rënëve në luftën Antifashiste Çlirimtare.
Sot paradite kryeministri Edi Rama, ministra të kabinetit, kryeparlamentari Ilir Meta, deputetë të majtë si dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj u janë drejtuar Varrezave të Dëshmorëve ku vunë kurora me lule tek Monumenti Nëna Shqipëri.
29 Nëntori i vitit 1944 hyri në histori si dita e çlirimit të Shqipërisë nisur nga fakti se kur u largua gjermani i fundit nga Shqipëria. Ky është një debat i gjerë që ka nisur prej disa vitesh pasi të djathtët në politikë vlerësojnë se gjermani i fundit ëshrë larguar më 28 Nëntor. Opozita përkujtoi dje Ditën e Clirimit sëbashku me atë të Pavarësisë.