Rreth orës 23:50 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen "Ujë i ftohtë" ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi.
Policia pasi ka shkuar në vendngjarje ka konstatuar se në aksin Ujë i ftohtë - Skelë, automjeti tip "BME-X6" me targë AA 010 AU, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal i cili është hapur për punimet e Lungomares.