Një aksident automobilistik është regjistruar sot në aksin Shkodër-Velipojë rreth orës 15:00 ku si pasojë ka vdekur Viktor Hili, 19-vjeç dhe kanë mbetur të plagosur 2 të tjerë.
Një makinë tip BMW me targa AA 681 PG, me drejtues Gj.H. 23 vjeç në të cilën udhëtonin edhe dy pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën në vendin e quajtur "Pusi i Fatimes" në afërsi të fshatit Trush.