Report TV - Nishani letër Kuvendit: Buxheti për mbrojtjen shkel ligjin

2016-11-26 1

TIRANE - Përveç pretendimeve se buxheti i parashikuar për institucionin e Presidencës nuk është i mjaftueshëm, kreu i shtetit Bujar Nishani ka gjetur një tjetër arsye, për të përmbushur dërgimin buxhetit 2017 në Gjykatën Kushtetuese.

Në cilësinë e kreut të Forcave të Armatosura, në një letër drejtuar Kuvendit, presidenti Nishani shpreh shqetësim për buxhetin e vitit 2017 për mbrojtjen, duke theksuar se buxheti i parashikuar është më i ulëti, që prej vitit 1999.

Free Traffic Exchange