“Biznesmenët e kazinove kanë kapur qeverinë” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita e konsideron nisëm e mazhorancës për të shtyrë zbatimin e ligjit të lojërave të fatit, si një manovër për të favorizuar klientët e saj, në një nga sektorët më fitimprurës në vend. Deputetja e PD Jorida Tabaku thotë se qeveria e kishte aksionin ndaj kazinove si kalin e beteje kur erdhi në pushtet. Por ai, sikundër edhe shumë të tjerë, treguan që janë veprime sporadike dhe jo në funksion të konsumatorëve apo ekonomisë. Zgjatja me dy vjet e zbatimit të ligjit, i cili në thelb parashikon zhvendosjen e kazinove në periferitë e qyteteve, për opozitën lidhet ngushtësisht edhe me përfitimet financiare, në një vit elektoral siç është ai i 2017. Ligji thotë se lojërat e fatit nga 1 janari 2017 do të zhvendosen në periferi apo në hotele luksoze, por deri më tani askush nga kompanitë nuk e ka ndërmarrë nje veprim të tillë, të bindura mesa duket që ligji do të shtyhej. Nisma e deputetëve, pritet të diskutohet në komisionet parlamentare.

Free Traffic Exchange