Ora News – Qeveria bën gati Statusin e Naftëtarit

2016-11-23 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria bën gati Statusin e Naftëtarit.
Nisma ka marrë formën përfundimtare si draft dhe pas miratimit në qeveri i kalon për diskutim dhe miratim Kuvendit të Shqipërisë.
Ky projektligj përcakton pozitën juridike, ekonomiko -financiare dhe shoqërore, kërkesat e përgjithshme të pranimit, të drejtat, detyrimet dhe kufizimet e punonjësve të Industrisë së Naftës dhe Gazit në Republikën e Shqipërisë, për arsye të karakterit të veçantë të punës dhe ndikimit në shëndet të kësaj pune, si dhe garancitë ligjore për zbatimin e tyre.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë z.Damian Gjiknuri, ai i Mirëqenies Sociale Z.Blendi Klosi dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin znj. Ermonela Felaj ishin sot në një takim me përfaqësues të sindikatave të naftëtarëve ku prezantuan draftin e Statusit të Naftëtarit.
Gjiknuri: Ne sot i kthyem përgjigje Kuvendit të Shqipërisë që jemi duke e miratuar këtë status. Projektligji i qeverisë i bërë nga qeveria, ka marrë parasysh imputet e të gjithë aktorëve të interesuar, nuk duhet ta harrojmë këtë pasi ka qenë një produkt i përbashkët. Dua të falenderoj edhe njëherë këtu të gjithë deputetët prezentë, të gjithë kanë qenë shumë të interesuar për promovimin e kësaj çështje dhe që besoj është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Fierit, qytetarët e Vlorës, qytetarët e Beratit, të gjithë ata njerëz që me vite kanë kontribuar në sektorin e naftës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/qeveria-ben-gati-statusin-e-naftetarit/

Free Traffic Exchange