Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria shqiptare ka vendosur t'i japë statusin "varrezë historike", varrezës së ushtarëve grekë në fshatin Bularat të Bashkisë së Dropullit. Në vendimin e qeverisë thuhet se ushtarët kanë rënë gjatë luftës italo-greke të 1940-1941.
Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Bashkia Dropull, ndërsa thuhet se vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren Zyrtare".
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/qeveria-i-jep-statusin-varreze-historike-varrezes-greke-ne-bularat