Berisha “ndez” komisionin e CEZ - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkaktuar debate të forta në Komisionin Hetimorë për privatizimin e kompaninë së shpërndarjes së energjisë OSHEE, tek çeket e CEZ. I ftuar për të dëshmuar për këtë privatizim në vitin 2009, në statusin e dëshmitarit, Sali Berisha ka kërkuar që mbledhjen të mos e drejtojë Taulant Balla, pasi me të ka konflikt interesi, për shkak të çështjeve që ka në Gjykatë. Kaq ka mjaftuar që rrjedha në komision të marrë formën e një debati që degjeneroi edhe me sharje dhe fyerje. Pasi kërkesa e ish-kryeministrit nuk gjeti miratim, ai u largua nga mbledhja. Kreu i komisionit Taulant Balla, tha se do t?i drejtohet zyrtarisht Parlamentit, për ta sjellë me forcë dëshmitarin Berisha. Mazhoranca ka ngritur një komision hetimor për të zbardhur mënyrën se si u privatizua kompania e energjisë, ndërsa paralelisht opozita heton se si u arrit marrëveshja e qeverisë me kompaninë çeke CEZ.