Report TV - Sherr te ‘Siguria’, Noka fyen Brahon:Të dh... mu në kryetar!

2016-11-22 2

TIRANË-Ka degjeneruar në fyerje të rënda mbledhja e sotme e Komisionit të Sigurisë në Kuvend, ku po raportonte per buxhetin, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Anetari i djathtë i Komisionit Flamur Noka ka shpërthyer në fyerje të rënda ndaj kryetarit të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho dhe ministrit.

Tahiri ishte duke raportuar në Komisionin e Sigurisë për projektbuxhetin 2017 kur Noka ka akuzuar ministrin si kriminel. Kryetari Braho ka ndërhyrë duke e ironizuar por Braho ka shpërthyer në fyerje të rënda. Ai e ka quajtur ministrin ?karagjoz? teksa Tahiri po linte mbledhjen, kurse Brahos i ka deklaruar përmes termave plot fyerje se është i paaftë në drejtimin e Komisionit të Sigurisë.