Ora News – Ish-Ministrat e Berishës dhe Ministri Gjiknuri “amnistohen” për ÇEZ

2016-11-21 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Lartë ka rrëzuar padinë e Ministrisë së Industrisë dhe Energjitikës që kërkonte vijimin e hetimeve të Prokurorisë për ?shpërdorim detyre? për ish-Ministrat e qeverisë Berisha që privatizuan ÇEZ. Hetimet ishin pushuar nga organi i akuzës me argumentin se nuk ka elemente të veprës penale dhe ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë.
Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të hënë padinë e Ministrisë së Energjitikës dhe Industrisë kundër Prokurorisë së Përgjithshme.
MEI kishte ankimuar vendimin e organit qëndror të akuzës për pushimin e hetimeve, ndaj disa ish-zyrtarëve të lartë për shkelje në privatizimin e ÇEZ.
Konkretisht, Ministria e Industrisë dhe Energjitikës kërkonte që Prokuroria e Përgjithshme të hetonte dy ish-Ministrat Ruli e Bode, zëvendësit e tyre Enno Bozdo, Florion Mima dhe Neritan Aliballi, si dhe këshilltaren e ish-kryeministrit Berisha, Suzana Guxholli.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ish-ministrat-e-berishes-dhe-ministri-gjiknuri-amnistohen-per-cez/

Free Traffic Exchange