Ora News – Gjyqësori kërkon shtim fondesh, Prokuroria e KLD janë të kënaqura

2016-11-16 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Ligjeve ka diskutuar buxhetin për vitin 2017 për institucionin e drejtësisë, si Prokuroria, Gjykata, KLD dhe Gjykata Kushtetuese. Pretendime dhe shtim të buxhetit me rreth 60 milion lekë u kërkua nga zyra e Administrimit te Buxhetit Gjyqësor, ndërsa Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme janë shprehur të kënaqura me buxhetin që u është caktuar.
Gjyqësori kërkon më shumë fonde nga sa ishte parashikuar në buxhetin e vitit 2017.
Në Komisionin parlamentar të Ligjeve, Drejtoresha e Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, Luljeta Laze, ka kërkuar rritje të buxhetit me rreth 60 milionë lekë.
Sipas Lazes, probleme ka me zërin e shpenzimeve për personelin dhe investimet, ku vetëm për mirëmbajtjen e audios në sallat e gjyqit duhet rreth 13 milionë lekë.
Luljeta Laze: Kërkesa për shtesë e numrit të punonjësve të administratës gjyqësore vjen terësisht në funksion edhe me proçeset e reformës. Me aq sa ne pamë sigurisht që nuk janë target tona për t?i përcaktuar ato nevoja përfundimisht, por ligji mund të lexohet.
Laze tha se buxheti për vitin 2017 është më i ulëti se ai një viti më pare, kështu për këtë vit do të jepen 2.1 miliardë lekë, ndërkohë që për vitin 2016 buxheti është 2.2 miliardë lekë, ndërsa duhet të kihen parasysh edhe ndryshimet që mund të bëhen nga reforma në drejtësi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjyqesori-kerkon-shtim-fondesh-prokuroria-e-kld-jane-te-kenaqura/

Free Traffic Exchange