Eltion Lama, një 25 ? vjeçar me banim në Tepelenë ka përfunduar në prangat e policisë pasi u kap me plot 402 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Burime zyrtare nga blutë e Fierit bëjnë të ditur se 25 ? vjeçari u ndalua gjatë ditës së djeshme në rrugën nacionale.
Ai udhëtonte me një furgon mallrash Opel Vivaro dhe nga kontrolli i ushtruar brenda mjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 402 kilogramë kanabis.
Mbi të riun rëndojnë akuzat për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Trafikimi i narkotikëve? i mbetur në tentativë