Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN
Të ftuar: Arjan Alikaj, Arjan Mezini, Erion Skendaj, Artur Zheji, Gazmend Koduzi, Edmond Arizaj
Vdekja tragjike e gruas shtatzanë Aida Çajka dhe foshnjes së saj të palindur dje në maternitetin Koço Glozheni në Tiranë ka bërë që prokuroria të nisë hetimet. I ftuar në emisionin Opinion, zv/drejtori i spitalit Koço Gliozheni, Tiranë dr. Arjan Alika. Alika tha se duke nisur nga rasti, e ndjera ka ardhur në orën 22:30 në maternitet, në momentin që ka ardhur ajo ka paraqitur ankesa, ku asaj i janë vënë re nxirje buzësh, pulsi ka qenë shumë i shpejtë, ka pasur djersë të ftohta dhe këto janë kode për një dhimbje të vendosur, midis zemrës dhe pjesës së sipërme të barkut.
Fevziu: Urgjenca ka qenë e hapur në momentin kur ka ardhur pacientja, pasi sipas familjarëve ajo është sorollatur rreth 20-30 minuta?
Për këtë gjë nuk duhet të përgjigjem për arsyen e thjeshtë se është në hetim.
Fevziu: Mirëpo, ju e dini nëse është apo nuk është e vërtetë?
Urgjenca ka qenë në punë, ka qenë e hapur.
Fevziu: Ka pasur vonesë në urgjencë?
Besoj se ka pasur rreth 5 ose 7 minuta vonesë.
Fevizu: Ekzaminimi i parë nuk ka treguar gjë?
Në ekzaminimet e para, pacientes i është kërkuar të vizitohet. Jo ka thënë sepse nuk kam gjë nga shtatzënia. E kam dhimbjen nga zemra. Ësëhtë vizituar është mbledhur i gjithë ekipi i rojës siç ka qenë dhe pluz një anastezist.
Për analistin Artur Zheji, Shqipëria ka një sistem të kalbur shëndetësor, pasoja e të cilit janë tragjike si në rastin e vdekjes së gruas shtatzënë në maternitetin ?Koço Glozheni?. Sipas Zhejit, kemi një sistem që bën retorikë gjigande, në situatën kur vdesin njerëz. ?Kemi më shumë ambulancë se sa për frymë popullsie, por makinat brenda nuk kanë pajisje. Kemi një sistem shëndetësor që bën retorikë gjigande sikur është më i miri, por vdes nëna bashkë me foshnjen.Ku do varroset e vërteta? Nuk ka mjek të këqinj. Nëse i dilni për zot kësaj vrasje, do ti shtoni jetëgjatësinë një sistemi të kalbur?-u tha Zheji mjekëve të pranishëm në studio.
Në studion e Opinion ka plasur debati në lidhje me kushtet dhe mjekimin e pacientëve të ndryshëm në spitalet shqiptare. Debati është nxehur disi mes gazetarit Artur Zheji dhe mjekut Arjan Mezini. Sipas specialistit Mezini, pacientja është nisur për në QSUT, aty ku edhe do merrte mjekim më të specializuar. Ai theksoi se mjekët kanë marrë të gjitha masat e duhura, aq sa e lejonin kushtet e spitalit në lidhje me Aida Çajka dhe foshnjes së saj të palindur që humbi jetën në maternitetin Kiço Glozheni në Tiranë. ?A është i mirë ky sistem, bota ka sistemin multidisiplinar? tha Mezini.
Gazetari News24, Erion Skëndaj theksoi në studion e Opinion se viktimës nuk i është bërë asnjë eko. Skëndaj tha se diagnostikimi nuk i është bërë ashtu siç thonë disa mjekë, sipas gazetarit, një pjesë e analizave të gjakut i janë bërë në një spital privat. Ai deklaron se në QSUT nuk funksionon shërbimi i urgjencës. Sipas tij, n...