Opinion - "Kodrina e vdekjes", Dokumentari i patrasmetuar; Intervista me Kouchner! (12 tetor 2016)

2016-10-24 7

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN;

Bernard Kouchner është një politikan francez, në të shkuarën ka qenë ministër shëndetësie dhe ministër i punëve të jashtme. Në vitet 1999-2000, ka pasur postin e kryeadministratorit të Kosovës. Mbrëmjen e sotme, vjen në një intervistë ekskluzive për emisionin ?Opinion? në TV Klan.

Desada Metaj: Cilat janë arsyet që ju pranoni të merrnin një çmim nga UET dhe të riktheheni në Tiranë?

Kouchner: E kam pranuar që prej shumë vitesh dhe këtë herë më morën kaq përnjëherësh dy ambasadorët, thuajse më sollën përdore, si ambasadori francez në Tiranë, ashtu edhe ai shqiptar. Jam i gëzuar që kam ardhur këtu. Ajo që më mërzit është se? kam njohur Rrugovën, kam njohur Berishën, nuk është e njëjta gjë. E kam njohur më parë, ai ka kryer studimet tek Miljez dhe para se të bëhej një politikan i rëndësishëm këtu. E njoh edhe kryeministrin dhe ndiej keqardhje, ndonëse vendi ka ndryshuar, politika është më qartë, prezantimet politike janë normale, pasi këtu nuk flitet mjaftueshëm. E njëjta gjë ndodh edhe në Francë. Do të vijë dita që njerëzit inteligjentë si ata të kenë projekte të përbashkëta.

sigurisht do të ketë të majtë dhe të djathtë sepse duhen të paktën dy parti që demokracia të funksionojë, jam dakord, por dialogu duhet të jetë i vazhdueshëm. Këtu dialogu nuk është i vazhdueshëm. Kjo është fatkeqësi. As në Francë nuk është i tillë. Megjithatë vendi ka evoluar, është më i hapur, shqiptarët kanë qenë të frikshëm gjithandej. Pandehnin sikur ishin terroristë, mafia. Ky imazh ka ndryshuar, marrëdhëniet me Italinë janë të mira, me Francën të shkëlqyera. Nuk mund të themi se gabuam? Enver Hoxha vdiq, për fat të mirë, se nuk mund të ishte i përjetshëm.

Ne duam që gjërat të bëhen shpejt, duam rezultate të menjëhershme.

Në Kosovë, në fund të një dite të gjatë pune, natën vonë, rreth orës 2 apo 3 kishte restorante ende hapur ku hanim një sallatë, ka qenë shumë e keqe, bënim bilancet dhe kuptonim sa shumë kishim punuar, sa shumë ishim përpjekur dhe ishim të kënaqur.

Kur largohesh, kupton që ka ende probleme dhe asgjë nuk është e përkryer.

periudha që i dha fund regjimit tiranik, komunizmit, por nuk i ka dhënë fund dhunave të tjera, tregon që është më mirë, evolucioni është bërë. Vendi është i hapur. Shqipëria ka një bregdet të mrekullueshëm në detin Adriatik, dua një shtëpi në bregdet, hapni fjalën që dua të blej tokë në bregdet.

Nuk është aspak keq. Nuk është shpërblyer gjithë ajo vuajtje, por evolucioni është i dukshëm. Shikoni Rusinë, ka plot gjëra për të thënë për Putinin, për oligarkët, por megjithatë gjërat kanë ndryshuar.

Ndër të tjera, po e përsëris, jo për t?ju dekurajuar, madje uroj që të jeni pjesë e Evropës së bashkuar, sikurse uroj që Evropa e bashkuar të jetë më politike, më federale dhe e aftë për të pritur emigracionin, njerëzit që vdesin në Mesdhe. Ne nuk qemë të aftë ta bëjmë këtë, për fat të mirë Znj.Merkel e shpëtoi duke i mbajtur vetë kostot nde...

Free Traffic Exchange