Report TV - Beqaj: Check up-i shpëtoi jetë, Vokshi:Nxori burrat shtatzënë

2016-11-01 1

TIRANE - Mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, ku ishte i pranishëm edhe ministri Ilir Beqaj, u karakterizua nga debate të ashpra, pasi kryetarja e komisionit Albana Vokshi përsëriti akuzat për abuzim me tenderin për Check-up-in.

Ministri Ilir Beqaj theksoi se për një vit e gjysmë nga kontrollet falas në institucionet shëndetësore u shpëtuan rreth 10 mijë jetë. Por deputetja demokrate Albana Vokshi tha se check-up-i rezultoi një dështim.