Report TV - "Check up"-i, Vokshi: Beqaj refuzoi komisionin, Ministri: Shkak axhenda

2016-10-31 0

Mbledhja e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, është shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës. Shkak është bërë mungesa e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, seancën dëgjimore të këtij komisioni, i thërritur 24 orë më parë nga Albana Vokshi.

Demokratët akuzojnë se rritja e grupmoshës për check up-in (kontrolli shëndetësor), është burim korrupsioni. Një ditë më parë, Vokshi akuzoi se 5 milionë euro në vit grabiten nga ky koncesion. Ndërsa sot gjatë mbledhjes së komisionit tha se Prokuroria duhet të hetojë këtë aferë. Ajo tha gjithashtu se nuk ka ndodhur më parë që ministri të refuzojë komisionet e Kuvendit.

Free Traffic Exchange