http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ngjitja me 32 vende e Shqipërisë në raportin Doing Business të Bankës Botërore shihet nga Agjencia e Investimeve të Huaja si një element, i cili do të rritë kërkesën e bizneseve nga jashtë për të ardhur në Shqipëri. Megjithatë, drejtori i kësaj agjencie Gent Beqiri, shprehet se ka ende shumë punë për të bërë. Krahasuar me vitin 2015-të janë shtuar 30 kompani me kapital të huaj që operojnë në Shqipëri, ndërkohë që po punohet për hapjen e dy investimeve të rëndësishme strategjike, njëri në fushën e bujqësisë dhe tjetri në turizëm. Sa i përket rastit të largimit të kompanisë OMNIX, Beqiri thotë se ai projekt nuk ka humbur dhe se agjencia e investimeve të huaja po prêt përgjigjen përfundimtare te firmës. Nëse ajo tërhiqet përfundimisht, atëherë do te kërkohen kompani te tjera. Në dhjetor qeveria ka shpallur sërish tenderin për të krijuar zonën e lirë ekonomike në Spitallë. Në kushtet që përpjekjet e Ministrisë së Financave janë për të rritur buxhetin e vitit të ardhshëm duke shtuar një fond të konsiderueshëm prej 100 milion dollarësh për shtimin e pagave dhe pensioneve sytë po kthehen nga investitorët e huaj.