Përkeqësimi i marrëdhënieve mes qeverisë dhe kompanisë çeke të shpërndarjes së energjisë, komentohet nga përfaqësuesit e biznesit si një jehonë negative, e cila ka shumë mundësi që të trembë investitorët e huaj. Sipas tyre, elementi më i rëndësishëm në kushtet e krizës ekonomike është thithja e investimeve nga jashtë dhe jo largimi i tyre. Por edhe përfaqësues të bizneseve të huaja pohojnë se rasti i CEZ-it krijon një precedent i cili mund të pengojë bizneset që të vijnë në Shqipëri. Bashkëpunimi i qeverisë shqiptare me kompaninë çeke është vështirësuar kohët e fundit pas aksionit që CEZ ndërmori me ndërprerjen e energjisë të ndërmarrjeve të ujësjellësit të cilat janë debitorë, gjë e cila pati jehonë edhe në disa media ndërkombëtare. Nga ana tjetër një nga nismat më të promovuara të qeverisë Berisha vitet e fundit ka qenë pikërisht rritja e investimeve të huaja në vend.
The deterioration of relations between the government and power distribution Czech company, commented by representatives of the business as a negative echo, which is likely to scare off foreign investors. According to them, the most important element in terms of the economic crisis is attracting investment from abroad and not their departure. But foreign business representatives argue that the case of CEZ creates a precedent which could hinder businesses to come to Korea. Albanian government cooperation with the Czech company is strained recently after the action that CEZ power interruption undertook water utilities that are debtors, which was echoed in some international media. On the other hand one of the initiatives promoted Berisha government in recent years has been precisely the growth of foreign investment in the country.