Qeveria ka lehtësuar procedurat për legalizimet e shtëpive të ndërtuara pa leje në troje shtetërore. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave u miratua Vendimi ?Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 280 dt. 01.04.2015?, që parashikon një sërë lehtësish dhe përfitimesh në favor të aplikuesve për legalizim. Ky vendim akti i radhës i procesit të legalizimit, që përmirëson procedurat e kualifikimit të ndërtimeve pa leje dhe trajton drejtpërdrejt të drejtat dhe interesat e qytetarëve, duke ndarë kategoritë e ndërtimeve që mund të legalizohen, nga ato që nuk mund të legalizohen. Qëllimi kryesor i vendimit është pakësimi i kritereve që shkaktojnë përjashtimin e ndërtimeve nga legalizimi.