Debate për Trepçën në Kuvendin e Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Projektligji i prezantuar nga qeveria e Kosovës për ndërmarrjen e Trepçës ka përplasur sërish kryeministrin Mustafa me kreun e partisë më të madhe opozitare, Visar Ymeri. Duke folur në kuvend, pasi ftoi për votimin e këtij drafti, Mustafa tha se ligji e përcakton Trepçën si prone te Republikës se Kosovës, dhe nje korporate ku do te fokusohet zhvillimi ekonomik. Por kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri, deklaroi se nëse lexon draftin kupton se plan i vetëm i qeverisë është ta shesë Trepçën pjesë pjesë. Ndërsa kryetari i Listës Serbe Sllavko Simic, ka deklaruar se projektligji është i papranueshëm dhe ka bërë thirrje që ai të mos votohet pasi cenon të drejtat e punëtorëve serb në këtë ndërmarrje.Sllavko Simiç: Lista Serbe gjithmonë ka qenë e gatshme të mbështes çdo bazë juridike dhe të gatshëm që të gjitha problemet të zgjidhen me dialog. Ky Projektligj është i papranueshëm. Ne duam që kjo të zgjidhet me dialog, jo me projektligj. Dëshiroj të ju dërgoj një mesazh të qytetarëve të komunitetit serbë dhe punëtorëve dhe që ky projektligj nuk do te votohet.Një qëndrim të ashpër për këtë çështje ka mbajtur edhe kryeministri serb Aleksandër Vucic, i cili ka thënë se nëse Kuvendi i Kosovës voton ligjin për Trepçën, do të cenohet rëndë dialogu dhe bashkëpunimi mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.

Free Traffic Exchange