Ajo ndihej e braktisur nga bashkëshorti e për të marrë pak vëmendje sajoi një grabitje. Një histori si në telenovela, por që personazhet janë shqiptarë.
Policia e Tiranës ka arrestuar 29-vjeçaren, Dalina Azuni. Të shtunën, rreth orës 04:40, policia kishte marrë një telefonatë se në fshatin Pinet, në banesën e shtetasit I. Azuni , ka hyrë një person për të vjedhur.