Ora News – “Arrest me burg” bashkëpunëtorëve të Emiljano Shullazit

2016-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krimeve të Rënda bëri sot verifikimin e masës së sigurisë ?arrest me burg? për Endrit Zelën, dhe Endrit Qyqjen, të arrestuar dy ditë më parë si bashkëpunëtorëve të Emiljano Shullazit.
Zela, i cili mësohet se është nipi i Emiljano Shullazit u prangos ne ambientet e dhomës së takimeve në burgun 313 teksa priste te takonte Shullazin, ndërsa shoku i tij Endrit Qyqja u arrestua brenda një lokali pranë burgut.
Dy të arrestuarit nuk kanë pranuar të flasin për akuzat ndërsa janë mbrojtur nga një avokat i caktuar nga shteti.
Ndërkohë biznesmeni që denoncoi gjobëvënien nga banda e Emiljano Shullazit është marrë prej kohësh në mbrojtje.
Urdhri është lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që prej momentit që Ylvi Beqaj ka dhënë dëshminë e tij.
Beqaj është një nga pronarët e ish-hotel ?Vollga? në Durrës. Ai ka vendosur të flasë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda pas arrestimit të Shullazit dhe Gilmano Danit dhe të tregojë të vërtetën për nënshkrimin e kontratës së dhënies 20 për qind të ish-hotel Vollgës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrest-me-burg-nipit-te-emiljano-shullazit/

Free Traffic Exchange