Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy bashkëpunëtorë të Emiljano Shullazit u arrestuan mesditën e sotme, 13 tetor 2016 me vendim gjykate.
Ndaj Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka vendosur masën e sigurisë ?arrest në burg? si të dyshuar për veprat penale të ?Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie?, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Prokuroria e Krimeve të Rënda informon: "Dy të arrestuarit e sotëm, në bashkëpunim me shtetasit Emiljan Shullazi e Gilmano Dani, si edhe për llogari të këtyre të fundit, i kanë marrë shuma të konsiderueshme parash një biznesmeni, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës fizike"
Prokuroria për Krime të Rënda informon se është duke zhvilluar hetime për një grup të strukturuar kriminal, i dyshuar për ?gjobvënie?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrestohen-dy-bashkepunetore-te-emiljano-shullazit-kercenuan-nje-biznesmen/