Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT ?Europa ka nevojë për biznesin. Biznesi ka nevojë për Europën?. Me këtë moto u mbajt në Bruksel edicioni i katërt i Parlamentit Europian të sipërmarrjeve Eurochambers me pjesëmarrjen e 750 bizneseve nga 45 vende të ndryshme europiane
Një delegacion me 9 përfaqësues të bizneseve të suksesshme, midis tyre Presidenti i Yldon Media group Ylli Ndroqi, përfaqësoi Shqipërinë gjatë punimeve të Parlamentit europian të Sipërmarrjeve duke pasur shansin të bëhen anëtarë aktivë të Parlamentit Europian për një ditë, përmes debateve dhe votimit për cështjet më të nxehta për biznesin dhe politikën.
Për marrëdhënien e ngushtë të bashkëpunimit biznes-qeveri por edhe kundërshti kur gjërat nuk shkojnë si duhet flet dhe Nikolin Jaka Kryetari i Dhomës së Tregtisë që ka një vlerësim të veçantë për miratimin nga Kuvendi të ligjit për dhomat e tregtisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/shqiper...