Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvillo" /> Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvillo"/>

Ora News - Meta fton sipërmarrësit kalabrezë: Shqipëria do jetë "atdheu i dytë" për ju

2018-11-08 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një vizitë në kompaninë ?Amarelli?, ku u takua me drejtuesit dhe anëtarët kalabrezë të Unindustria-s, anëtare e Confindustria-s në Itali.

Presidenti Ilir Meta ka ftuar investitorët kalabreze që të eksplorojnë dhe të investojnë në Shqipëri. Gjatë një vizite në kompaninë ?Amarelli?, ku u takua me drejtuesit dhe anëtarët kalabrezë të Unindustria-s, anëtare e Confindustria-s në Itali, kreu i shteti tha e Shqipëria do të shndërrohet në një atdhe të dytë për kalabrezet dhe italianet.

Ilir Meta: Më lejoni t?ju ftoj të diskutoni e të eksploroni Shqipërinë dhe oportunitetet investuese që ajo ofron për secilin prej jush! Na duhet ndihma, përvoja juaj e vyer dhe investimet tuaja. Duhet ta dini se në Shqipëri jeni të mirëpritur për të investuar e për të bërë biznes dhe për të jetuar, ashtu siç i pritet ju arbëreshët dikur, shpresoj se Shqipëria do të shndërrohet në një ?atdhe të dytë? për kalabrezët dhe italianët.

Ndërsa Presidenti Meta, theksoi se vizita zyrtare në Kalabri nuk do të kishte pasur kuptim pa takim edhe me sipërmarrësit kalabrezë.

Ilir Meta: Fati e donte që Italia të bëhej një ?tokë e premtuar? si për arbëreshët, bashkëkohësit e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, para më shumë se 500 vitesh , ashtu dhe për emigrantët shqiptarë të pas viteve 90-të, të cilët sakrifikuan gjithçka për një jetë më të mirë për vetë dhe familjet e tyre. Sot pas gati 27 vitesh demokraci, vendi ka bërë progres në shumë drejtime edhe pse aspiratat dhe pritshmëritë tona për të ndërtuar një Shqipëri europiane akoma nuk janë përmbushur. Si shqiptarë ndihemi mirë teksa shikojmë dhe dëgjojmë çdo ditë dhe më tepër të rinj italianë që studiojnë, punojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Janë mbi 25 mijë qytetarë italianë që kanë zgjedhur si ?tokën e premtuar? të tyre Shqipërinë.

Gjatë këtij takimi sipërmarrësit italianë nënvizuan interesin e madh për të zgjeruar tregjet e prodhimeve të tyre në Shqipëri, nëpërmjet sipërmarrjeve të përbashkëta në fushat e biodiversitetit, agrikulturës, si dhe veçanërisht të prodhimit dhe përpunimit të agrumeve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/meta-fton-sipermarresit-kalabreze-shqiperia-do-jete-ju-atdheu-i-dyte