Report TV - Grabitësi i karburanteve dyshohet të jetë i njëjti autor

2016-10-17 1

Policia dyshon se personi i regjistruar nga kamerat e sigurisë së një pike karburanti është autor i tre grabitjeve në seri të ndodhura në vetëm 10 ditë në kryeqytet. Autori është i maskuar me kapuç në kokë dhe me një shami në fytyrë, i vetëdijshëm se po filmohet nga kamerat e sigurisë dhe nën kërcënimin e armës ai ka arritur të marrë në të 3-ja rastet xhiron ditore.

Rasti i fundit ishte ai i mbrëmjes së të dielës kur grabiti për të dytën herë po një pikë karburanti n zonën e Selitës, ku përveç shumës prej 8 mijë lekësh ai arriti të grabiste edhe një celular iPhone 6.

Free Traffic Exchange