Report TV - Kapet "Grabitësi i Karburanteve" gardist pranë parlamentit

2016-10-18 4

Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e grabitjes së pikave të karburantit në Tiranë. Ai është Geraldo Guci 21-vjeç, banues në Tiranë dhe me detyrë punonjës i Gardës së Republikës.

Pas publikimit të videos së grabitjes së fundit në Selitë, autori është vendosur në pranga ditën e sotme nga policia e kryeqytetit.

Sipas burimeve të Shqiptarja.com gardisti Geraldo Guci prej më shumë se një viti ishte pjesë e trupës së shërbimit pranë parlamentit të Shqipërisë, ndërsa pas arrestimit është shkarkuar nga Garda e Republikës.

Sipas policisë, Geraldo Guci brenda një muaji ka grabitur 4 pika karburanti duke marrë 85 mijë lekë dhe një "iPhone" 4.

Free Traffic Exchange