Report TV - Rritja me kategorizim, si do të ndryshojnë pagat e pensionet

2016-10-17 1

Qeveria ka gati vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve. Të ardhurat për pensionistët dhe për të punësuarit, pritet të rriten nga 500 deri në 10 mijë lekë. Vendimi tashmë ka marrë miratimin edhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe pritet që të miratohet në Këshillin e Ministrave. Në këtë mënyrë pensionet pritet të rriten me 3-4%, ndërsa pagat do të rriten nga 10-20% dhe fondi që do të akordojë qeveria do të jetë 100 milionë dollarë.

Gazeta mëson se rritja do të bëhet me kategorizim. Pra do të rriten më shumë pagat dhe pensionet e ulta dhe më pak rritje do të ketë për pagat e pensionet e larta. Rritja më e madhe do të bëhet për pagat.

Kështu paga minimale prej 22 mijë lekësh do të rritet me minimum 2 mijë e 200 lekë dhe do të shkojë minimum 24.200 lekë. Paga mesatare në sektorin privat nga 40 mijë do të shkojë në 44 mijë lekë. Paga mesatare e mjekëve nga 60 mijë lekë do të shkojë në 66 mijë, ndërsa për infermierët paga mesatare do të shkojë 41.800 lekë. Nga kjo rritje do të përftojnë edhe mësuesit të cilët nga 53 mijë lekë që është paga mesatare do të përfitojnë 58.300 lekë në muaj.

Free Traffic Exchange