Report TV - 'Mbetjet',Nishani kthen Ligjin në Kuvend. 4 vërejtjet e Presidentit

2016-10-17 0

Në ditën e fundit të afatit kushtetues, Presidenti Bujar Nishani vendos të kthejë për rishqyrtim në Kuvend, Ligjin e Mbetjeve.

Presidenti arsyeton se, Ligji për Importin e Mbetjeve nuk është detyrim që rrjedh nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, shkel nenin 59 të Kushtetutës, që synon mjedis të shëndetshëm, u miratua me procedura të përshpejtuara, duke mos lënë vend për trasnparencë, si dhe, fakti që nuk mori vetëm 63 vota, sipas Presidentit, kjo vë në dyshim rregullsinë e Ligjit.